18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Vala del me parallogari, viber i hoqi mbi 60 milionë euro

Pas publikimit të bilancit të operatorëve mobil në Shqipëri, të cilëve fitimet nga 100 u kanë rënë në 4-5 milionë euro edhe Vala ka dalë më një parallogari e cila nuk është përfundimtare.  Rreth 60 milionë euro kompania nuk është duke i arkëtuar për shkak të Viber-it dhe aplikacioneve të tjera falas.
Operatori publik në vend, Telekomi i Kosovës ka nxjerrë një parallogari lidhur më efektin që ka pasur mbi të hyrat dhe fitimet përdorimi masiv i Viber-it dhe aplikacioneve të tjera falas nga ana e klientëve të kësaj kompanie. Nga shifra e cila edhe pse nuk është përfundimtare del se i janë marrë operatorit publik nga të hyrat që i ka pasur më herët mbi 60 milionë euro.
Shifra është bërë publike nga Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
“ Dëmi i drejtpërdrejt i Viber-it që ka shkaktuar në thirrjet e brendshme është diku rreth 3 milionë minuta në ditë – kjo brenda Kosovës, ndërsa te thirrjet ndërkombëtare llogaritet që në muaj Viber na heq neve 120 mijë minuta. Nëse minutat e brendshëm i llogarisim me nje çmim minimal prej 5 centësh, dalin rreth 4.5 milionë euro në muaj apo 54 milionë euro në vit, ndërsa nëse thirrjet e jashtme mund të llogariten me 10 cent për minutë – dalin nga 5 deri në 7 milionë euro në vit. Janë mbi 60 milionë euro në vit”, tha për Rtklive Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Vala, Agron Mustafa.
Sipas tij, këto zhvillime teknologjike kanë edhe pjesën e vet të errët, e cila lirshëm mund të quhet jokorrekte në raport me Telekomin e Kosovës dhe operatorin apo operatorët  e tjerë,
“Viber-i shfrytëzon infrastrukturën tonë për të dërguar sms pranues për të hapur llogarinë dhe kjo llogari funksionon duke u bazuar në numrin tonë. Ne kemi investuar miliona euro, por nuk marrim asgjë. Kush mund të thotë se kjo është në rregull”, thekson tutje Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa duke shtuar se kjo nuk duhet  të kuptohet që ai është kundër zhvillimeve teknologjike, por që secili në bazë të marrëveshjeve të paguhet për pjesën që i takon.
Dje operatorët e telefonisë mobile në Shqipëri, Vodafone, AMC, Egel Mobile publikuan statistikat ku evidentohej rënia drastike e qarkullimit dhe fitimit. Nga 100 milionë euro që fitonin dy operatorët kryesorë në Shqipëri para disa vitesh, Vodafone dhe AMC, tani mezi arrijnë të fitojnë nga 4-5 milionë euro, për shkak të përdorimit të aplikacioneve që mundësojnë biseda dhe sms falas. Edhe Telekomi i Kosovës, dikur kishte të hyra prej mbi 150 milionë eurove dhe fitime prej 60 milionë ndërsa i gjithë tregu i telefonisë mobile pati arritur shifrën e 200 milionë eurove. Tani tregu mezi arrin në 120 milionë euro, megjithëse ka tendenca pozitive për ndaljen e rënies.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img