12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Valon Syla e krahason VV’në me dyqanet ‘Gjithçka 1 euro’

Gazetari Valon Syla derisa po debatonte për Lëvizjen Vetëvendosje në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se në këtë parti janë të gjithë ata njerëz që nuk e kanë gjetur vetën në partitë paraprake.

Syla tha se VV’ja është partia e një njeriu, pra e Albin Kurtit, që sipas tij është aseti kryesor.

“VV’ja është djep i krejt njerëzve që nuk e kanë gjet veten në partinë A. Krejt i ka që sjon gjind aty.  VV’ja është parti e një njeriu. Albin Kurti është aty aseti kryesor, këta tjerët svlejnë pesë pare vota”.

Tutje, ai VV’në e krahasoi me dyqanet ‘Gjithcka 1 euro’.

“Ka përcu mllef, linçim edhe dhunë, rrena edhe gjithçka. Gjithcka ka 1 euro bre, aty si në dugoj kur hish, ka 1 euro gjithçka blen, prej asaj që i fshin pluhnat e deri te nje lugë qatje. VV’ja secilit ja ka maru atë ëndërr.  Dikush e ka pas problemin e hakmarrjes, dikush inatin e pasunimit. Në esencë partitë traduicionale e kanë pru VV’në. VV’ja ka ardh si ndëshkim, jo si vizion”.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img