6.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Varianti i ri i koronavirusit, edhe ky shtet shtrëngon masat

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo tha se është i detyruar të shtrëngojë masat kufizuese ndaj koronavirusit pasi rritja e rasteve së fundmi po rëndon spitalet.

Kopshtet e fëmijëve dhe shkollat fillore tashmë do të mbyllen për sezonin e festave, një javë më parë, nga 20 dhjetori. Sipas vendimit, fëmijët nga 6 vjeç e më lart duhet të vendosin maska.

Qeveria ka vendosur që limiti i personave në ambiente të mbyllura të jetë 200.

“Ka shumë njerëz që nuk po marrin trajtimin për të cilin kanë nevojë në spital, prandaj është e rëndësishme që të veprohet shpejt”, tha kryeministri duke bërë të ditur që 40 për qind e shtretërve në Klinikat Infektive janë të mbushura me pacientë të COVID-19.

Kjo është java e tretë me radhë që qeveria e Belgjikës i shtrëngon masat.Të premten e kaluar, qeveria mbylli klubet e natës dhe urdhëroi që baret dhe restorantet të mbyllen në orën 23 për tre javë. Në mesataren javore, 17, 862 raste të reja janë raportuar, një rritje prej 6 për qind nga java e kaluar. Hospitalizimet u rritën për 4 për qind. Më shumë se 27 mijë njerëz kanë vdekur në Belgjikë gjatë pandemisë./TCH/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img