13.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdojnë protestat në Iran, arrestohet vajza e ish-presidentit të vendit

Vajza e ish-presidentit iranian, Akbar Hashemi Rafsanjani u arrestua të martën në mbrëmje me pretekstin se “nxiti trazira” pas vdekjes së 22-vjeçares nga policia iraniane.

Duke injoruar thirrjet ndërkombëtare, autoritetet iraniane vazhdojnë të godasin protestuesit, duke i quajtur ata rebelë që dëmtojnë sigurinë dhe pronën publike. Sipas të dhënave të publikuara ditën e djeshme nga agjencia iraniane e lajmeve Fars, rreth 60 persona janë vrarë që nga 16 shtatori.

 

Policia tha se 10 u vranë në radhët e tyre, por nuk është e qartë nëse ata janë në mesin e 60 viktimave. Përveç kësaj, autoritetet iraniane theksuan se më shumë se 1200 protestues janë arrestuar që nga 16 shtatori./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img