7.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdojnë reduktimet e ujit për shkak të nivelit të lartë të turbullirës

Reduktimet e ujin që kanë nisur si pasojë e vërshimeve nga reshjet e javës së kaluar janë duke vazhduar për shkak të nivelit të lartë të turbullirës.

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, për Klankosova.tv bën të ditur se situata mbetet e njëjtë dhe se janë duke punuar me të gjitha kapacitetet deri në normalizimin e ujit të pijshëm.

“Vazhdojmë të kemi turbullirë të lartë të ujit në kanalin e Ibrit. Për qytetin e Drenasit, kemi filluar trajtimin e ujit në orët e mesnatës me kapacitet të ulët trajtimi, duke filluar edhe furnizimin me ujë në orët e mëngjesit”, është shprehur Mjeku.

“Drenasi sot furnizohet nga ora 06:00-11:00, pastaj duhet akumulim, për t’u rikthyer furnizimi me ujë në orët e darkës. Pikat e larta në Drenas që nuk janë furnizuar me ujë nga sistemi i furnizimit, kanë autobotin (auto cisternën) si alternativë për situatën që po kalojmë” tha Mjeku.

Mjeku, mes tjerash, foli edhe për reduktimet e shpeshta në Fushë Kosovë dhe Zonën Industriale pasi impianti për trajtimin e ujit në Shkabaj është jashtë funksionit.

“Përderisa, “ITU Shkabaj” është jashtë funksionit qytetet si: Fushë Kosova bashkë me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi po furnizohen nga alternativa tjera, respektivisht nga impiantet tjera”.

“Për këtë do të kenë reduktime të furnizimit me ujë në oraret e njëjta sikurse ditët tjera duke vazhduar edhe sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në 16:00. Pastaj nga ora 16:00-20:00 kanë furnizim me ujë, për të vazhduar ditët tjera me furnizim nga ora 05:00 e mëngjesit”, tha ajo.

Ai ka shtuar se reduktimet do të vazhdojnë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img