7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Vdes infermieri nga Mitrovica

Oda e Infermierëve të Kosovës njofton për vdekjen e parakohshme të Xhylazim Istrefit, infermier në Sektorin e Mjekimit Urgjent të Qendrës së Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë.

Oda e Infermiëreve teksa shpreh ngushëllime thotë se “gjithë do të kujtojnë Istrefin si një punëtor të zellshëm, dhe humanist me vyrtyte të larta njerëzore”.

Njoftimi i plotë i Odës së Infermierëve:

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve shëndetësorë me pikëllim është njoftuar për vdekjen e parakohshme të Xhylazim Istrefit, infermier në Sektorin e Mjekimit Urgjent të Qendrës së Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë.

Vdekja e parakohshme e Istrefit, na ka prekur gjithë miqtë, familjen dhe komunitetin infermieror.

Gjithë do të kujtojnë Istrefin si një punëtor të zellshëm, dhe humanist me vyrtyte të larta njerëzore; gjithmonë i gatshëm që gjithë pacientëve t’iu ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm.

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img