6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Vëllai i Haki Imerit akuzon rëndë LDK-në: Na shfrytëzuan për vota!

I vëllai i heroit Haki Imeri, Imeri Imeri, e ka akuzuar rëndë Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke mos e përjashtuar mundësinë e implikimit të vetë anëtarëve të LDK-së në vrasjen e vëllait të tij.

Vëllai i Haki Imerit, i cili kishte krijuar edhe shoqatën “Thirrje për Drejtësi”, me synim zbulimin e vrasjeve politike, për gazetën “Bota Sot” ka thënë se LDK-ja është treguar mashtruese dhe i ka shfrytëzuar ata për 17-18 vjet vetëm sa për vota.

“LDK-ja u tregu sikur me qenë vetë implikuese në vrasje, u treguan mashtrues të votave dhe shfrytëzuan luftën 17-18 vjet dhe iu interesojnë veç votat. LDK-së veç për shkak të votave kurrë zëri nuk iu dëgjua. Ata kishin qenë njerëz të pandërgjegjshëm, njerëz të lig. Rugova ka vdekur dhe me vdekjen e tij ai e ka marrë edhe LDK-në me veti, e këta tjerët mbrapa tij janë veç matrapaz”, ka thënë Imeri, duke akuzuar rëndë LDK-në.

Haki Imeri ishte dekoruar me Medaljen e Artë të Pavarësisë nga presidenti Rugova, kurse nga presidenti Thaçi dje u dekorua edhe me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img