14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Vërshimet në disa zona të Kosovës, Çitaku: Fole ndonjë fjalë presidente

Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, ka kërkuar reagim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për vërshimet që kanë dëmtuar Skenderajn, Mitrovicën, Klinën dhe Istogun.

Çitaku një gjë të tillë e ka deklaruar në ‘Facebook’, duke shpresuar që institucionet do t’u ndihmojnë qytetarëve të prekur nga vërshimet.

“Në një gjendje edhe ashtu të rënduar ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës, banorët e Skenderajit, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut u goditën edhe nga vërrshimet. Dëmet për familjet e zonave të prekura duken të jenë shumë të mëdha. Fole ndonjë fjalë Presidente. Qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata”, ka deklaruar ajo.

“Shpresoj që institucionet të mobilizohen dhe banorët e zonave të prekura nga vërrshimet të ndihmohen financiarisht”, përfundon postimi i saj./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img