7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Veseli i kundërpërgjigjet Nikolliqit: Jemi shumë më të fortë se në vitet ’90

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se kërcënimet e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, mund të jenë shumë reale dhe serioze, por, sipas Veselit, ne nuk duhet të zmbrapsemi, pasi siç tha ai, “jemi shumë më të fortë se në vitet e 90-ta”.

Në një intervistë për RTK, Kadri Veseli ka thënë se veprimi i së shtunës i Serbisë, ishte një provokim testues, por ai tha se “nuk jemi në gjendje ta kuptojmë se çfarë ka pasur dhe çfarë ka ndërmend Serbia me këtë testim”.

“Një tentativë e tillë testuese, që përmes parullave që kujtojnë shpirtat e këqij të viteve të 90-ta”, tha Veseli.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e Presidentit të Serbisë Tomislav Nikolç, i cili ka kërcënuar se në Kosovë do të shkojë të luftojë me dy djemtë e tij.

“Mund të jenë edhe shumë reale dhe serioze si kërcënime, por ne nuk duhet të zmbrapsmi, pasi jemi shumë më të fortë se në vitet e 90-ta”, tha kryeparlamentari dhe shtoi se tani kemi shumë miq dhe shumë përkrahës.

Po ashtu ai ka thënë se murin do ta largojnë, por përgjegjësinë do ta merr shteti serb dhe ata që i nxisin veprimet të tilla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img