20.7 C
Pristina
Tuesday, August 3, 2021

Buy now

spot_img

Veseli kërkon nga ekspertët vendorë e ndërkombëtarë ide për rritjen e punësimit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vazhduar turin e dëgjimit me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të fushës së ekonomisë, për të bashkëbiseduar për zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane tha se është shqetësuese që kompanitë e huaja të cilat po vijnë në Kosovë, nuk po mund të gjejnë punëtorë sepse të gjithë janë të interesuar të punojnë në institucione publike.

Ai tha se dikush duhet tu tregoj studentëve dhe të rinjve se ka përfunduar koha e punësimit në institucione publike dhe ata duhet orientuar në sektorin privat.

I pranishëm në diskutim ishte edhe Wilhelm Hicking, ekspert i ekonomisë nga Gjermania, i cili tregoi eksperiencën e vendit të tij për zhvillimin ekonomik e cila sipas tij ka ndodhur përmes përgatitjes profesionale të kuadrove për tregun e punës.

Ai propozoi që edhe Kosova e cila ka një numër të madh të papunëve të fokusohet në përgatitjen profesionale të punëtorëve.

Inxhinieri Ermal Gashi, ka propozuar investime të fokusuara në teknologji të informacionit dhe programim, fushë kjo e cila sipas tij sot paguhet më së shtrenjti në botë dhe Kosovë sipas tij ka shumë potencial human.

“Në akademi me investuar sa më shumë, në trajnime profesionale në shkolla të larta profesionale sepse kthimi i investimit bëhet shumë shpejt”, tha Gashi.

Pasi dëgjoi idetë e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë, kryetari Veseli tha se idetë e tyre do t’i shërbejnë shumë për të ardhmen dhe platformën për zhvillimin ekonomik dhe punësimin e qytetarëve.

“Nuk mund të ketë perspektivë të qytetarëve pa pasur perspektivë ekonomike. Edhe shteti ynë nuk mund të ketë dimension real të integrimit euro atlantik, pa qenë një shtet i zhvilluar”, tha kryetari Veseli.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,882FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles