“Biznese të shumta gjermane janë të interesuara dhe do të vijnë të investojnë në parkun e ri të biznesit në Drenas. Ne duhet të bëjmë strategjinë e derregullimit të ekonomisë, që nënkupton thjeshtësimin e procedurave që sjellin investitorë të mëdhenj në Kosovë”, tha Veseli.

Kurse Ramiz Lladrovci, vuri në dukje se Parku i Biznesit në Drenas, është shembull i mirë i të bërit biznez, duke theksuar përkushimin e tij për të mbështetur prodhimtarinë vendore.

“Komuna e Drenasit do të jetë në shërbim të bizneseve dhe krijimit të kushteve për funksionimin sa më të lehtë të tyre, duke iu qëndruar pranë dhe duke hequr çdo pengesë të mundshme burokratike”, tha Lladrovci.