14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Përplasjet mes ish-ushtarëve të UÇK’së, nga egoja për pushtet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për përplasjen në Facebook mes Ramiz Lladrovcit dhe Jakup Krasniqit.

Veseli ka thënë në “Rubikon” të KTV’së seasnjëherë nuk kanë folur asgjë për kundërshtarët gjatë zgjedhjeve.
“Nuk e kam pranuar e as nuk do ta pranoj për luftë politike gjuhën e urrejtjes. Në asnjë moment nuk ka pas gjatë tubimeve në Drenas gjuhë fyese për Fatmir Limajn, Jakup Krasniqin e Isa Xhemajlajn”, ka thënë Veseli.
Për fjalët që kanë folur të tjerët për Lladrovcin, Veseli ka thënë se e kanë prekur shumë familjen e Lladrovcit.
“E kanë prekur shumë Ramiz Lladrovcin, sidomos familjen. Nuk ka më rëndë se baba e nana e Ramiz Lladrovcit me dëgju diçka të tillë. Nuk është e mirë as kjo që po e bën as Ramizi. Nuk mund të futemi në diçka se nuk është tu na bë nder as atyre e as neve. Ajo që do duhej të ishte fokusi i Lladrovcit është detyra që e ka si kryetar i Drenasit”, ka shtuar Veseli.
Këto debate mes ish-ushtarëve të UÇK-së, ai ka thënë se janë ego të pasluftës nga dëshira për pushtet.
“Pse të mos themi më shumë që janë ego të pasluftës se koha e luftës ka qenë aq e shenjtë e aq e ëmbël në kuptim e dhembjes së humbjes së bashkëluftëtarëve. Ka ego aq të madhe që vjen nga dëshira e madhe për pushtet”, tha Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img