8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Ramiz Kelmendi la shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së shkrimtarit Ramiz Kelmendi. Veseli në një status në Facebook ka thënë se nuk do t’i harrojë takimet që kishte me Kelmendit në kohë dhe rrethana të ndryshme.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej intelektualëve më të shquar të vendit tonë, Ramiz Kelmendit. Profesor, shkrimtar, gazetar, shqipërues i shumë veprave kulmore të letërsisë botërore, Ramiz Kelmendi, ka lënë shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës. Do t’i mbaj të paharrueshme takimet që kisha me të në kohë dhe rrethana të ndryshme. Transmetonte aq shumë energji, shpresë dhe inspirim. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img