8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Veseli realizon premtimin – nis depolitizimi i anëtarëve te bordeve

Kadri Veseli tha se është moment kthese në përzgjedhjen e udhëheqësve të agjencive të pavarura
Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, u nënshkrua Memorandum i mirëkuptimit në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe. Ky memorandum fuqizon dhe siguron procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për postet e larta, në borde fillimisht duke sjell përvojë të re në institucionet publike të Republikës së Kosovës.
Kryekuvendari Veseli e falënderoi Ambasadorin Ruari O’Connell, dhe Kryeministrin Mustafa për këtë të arritur të përbashkët, pas një angazhimi njëvjeçar,  që sot u kurorëzua. Ky Memorandum, sipas kryekuvendarit Veseli, është kurorëzim i punës për të sjell perspektivë të re, sjelljen e një procesi transparent, profesional, të paanshëm dhe të pavarur për profesionistët me cilësi sepse ashtu ndryshohet edhe vendi.
“Ne jemi të vendosur për ta ndryshuar gjendjen e vendit tonë. Dukuria e nepotizmit ka qenë e pranishme në institucione, ne kështu, ofrojmë mundësi për konkurrencë të kuadrit të kontribuojë në bordet, ndërmarrjet publike”, theksoi  Veseli.
Kryekuvendari Veseli falënderoi Britaninë e Madhe, për këtë punë të jashtëzakonshme dhe ftoi partnerët ndërkombëtar të japin kontribut edhe në segmentet tjera që identifikohen në Raportin e progresit, siç është prokurimi publik dhe procesi i vendimmarrjes rreth përzgjedhjes së kandidatëve në agjencitë e pavarura të sjellë cilësi të reja për vendin dhe ekonominë e vendit.
“Vendosmëria jonë e përbashkët solli këtë rezultat që presin qytetarët, profesionalizmin përmirësimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve. Ky është moment kthese, vendim i jashtëzakonshëm në dobi të transparencës dhe zhvillimit ekonomik”, theksoi kryekuvendari Veseli, me ç’rast kërkoi përkrahjen e mediave, shoqërisë civile që të jenë shtytëse pozitive për qeverisje në të gjitha nivelet.
Në konferencë për medie, gazetarët parashtruan disa pyetje të cilave u përgjigjen edhe Kryeministri Isa Mustafa dhe Ambasadori, Ruari O’Connell.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img