7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Sefë Gashi, na e ruajti kujtesën historike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka ngushëlluar të gjithë familjarët dhe të afërmit e rapsodit të ndarë nga jeta Osman Sefë Gashi.
Veseli ka theksuar se kontributin e dhënë nga Gashi dhe dhjetëra rapsodë të njohur në historinë tonë, transmeton Indeksonline.
Ky është postim i plotë:
Familjes dhe miqve, ngushëllime për ndarjen nga jeta të rapsodit të njohur, Osman Sefë Gashi.
Në kohëra të vështira për popullin tonë, kur na mohohej e drejta për të njohur historinë tonë dhe kur të tjerët na e shkruanin historinë, Osman Sefë Gashi dhe dhjetëra e dhjetëra rapsodë të tjerë, me tingujt e çiftelisë e lahutës na e ruanin të gjallë kujtesën tonë historike, kujtesën e ngjarjeve të cilat trasuan rrugën tonë të lirisë, dëshmor i të cilës ishte edhe vëllai i rapsodit, Beqir Sefë Gashi.
I përhershëm do të jetë kujtimi për ta dhe veprën e tyre. K.V./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img