10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Veseli shpërndanë dekorata për personalitete të shquara franceze (Foto)

Gjatë vizitës zyrtare në Paris, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dorëzoi dekoratat e dhëna në emër të Republikës së Kosovës nga presidenti, për personalitete të shquara franceze të cilët kanë kontribuar vazhdimisht në mbështetje të çështjes së Ksovës.

Me këtë rast, u organizua edhe një pritje në Ambasadën e Kosovës në Paris, ku përveç laureatëve të medaljeve, të ftuar ishin edhe personalitete të jetës publike franceze, studentë dhe përfaqësues të diaspores shqiptare në Francë.
“Në një kohë kur zëri i Kosovës dëgjohej pak në botë, këta intelektualë francezë themeluan komitetin e Kosovës në Paris dhe falë punës së tyre shumëvjeçare, Franca dhe bota e kuptoi drejt problemin e Kosovës dhe kjo çështje u bë kauzë evropiane dhe kauzë botërore”, tha kryeparlamentari Veseli.
Emrat e intelektualëve francezë të dekoruar për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës janë: Antonio Garapon, Pierre Hasner, Olivier Mongin, Zhak Rupnik.
veseli-shpendane-dekorata-per-personalitete-te-shquara-franceze-qe-ndihmuan-per-lirine-e-kosoves-4_1481307454-3741649

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img