13.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Sulmi në Kanada i dhimbshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës iu ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të sulmit në Kuebek të Kanadasë, ndërsa theksoi se Kosova qëndron përkrah këtij shteti në këto momente të vështira.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se sulmi në Kuebec të Kanadës, aty ku toleranca dhe diversiteti janë vlera të respektuara në maksimum, është vërtetë i dhimbshëm.

“Ngushëllime për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova ndodhet përkrah Kanadës në këto momente të vështir”, shkruan Veseli në Facebook.

Ndryshe, policia provinciale e Kuebekut të Kanadasë raportoi se kanë vdekur gjashtë persona dhe tetë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë brenda një xhamie gjatë lutjeve të natës së mbrëmshme.

foto arkiv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img