15.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Veseli tregon pse zgjodhi Lladrovcin për të kandiduar në Drenas

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka treguar se pse ka zgjedhur Ramiz Lladrovcin kandidat për kryetar të Drenasit.

Ai ka thënë se një ish-pjesëtar i UÇK-së duhej të zëvendësohej me një ish-pjesëtar, transmeton Koha.net.
“Lladrovci është bashkuar në lëvizjen për çlirim si djal i ri që ka qenë, ka kontribuar për vendin gjithmonë… si pjesëtar i TMK-së, shef i kabinetit të ish-kryeministrit Çeku, deputet e ambasador… ka qenë njeriu i duhur”, ka thënë Kadri Veseli në “Rubikon” të KTV-së
Veseli ka folur edhe për dy ish-kundërkandidatët e Lladrovcit, që u tërhoqën dhe kaluan në PDK, ku kishin qenë më herët.
“Të gjithë kemi qenë të prekur. Kjo ka qenë edhe arsyeja e dy kandidatëve që janë tërhequr. Është e vërtetë pasi që kam biseduar me ta mirëpo një bisedë krejtësisht burrnore. Si drejtues i partisë më të madhe kam premtuar një pjesë të madhe të saj për investim në Drenas, një komunë që vërtet e meriton”, shtoi Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img