7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Vendimi për largimin e uzurpatorëve pati sukses

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se vendimi i tij për ndaljen e uzurpimit të pronave publike dhe largimi i uzurpatorëve nga pronat shoqërore është një shembull i cili ai tha se duhet të ndiqet nga të gjitha institucionet që të punojnë për të mirën e vendit.
Kryetari i Kuvendit tha se kur e ka kërkuar një gjë të tillë ka pasur edhe zëra skeptikë se kjo është vështirë e realizueshme. Por ai, tha se tanimë rezultatet janë parë.
“I përgëzoj punonjësit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit që e kanë kryer punën e duhur dhe sot kemi pronat shoqërore duke u liruar dhe kjo do të vazhdojë deri në lirimin e pronës së fundit. Unë kam kërkuar që edhe në Pallatin e Rinisë të shikohen të gjitha problemet sepse e dimë të gj9ithë se edhe aty ka probleme. I inkurajoj dhe e kanë mbështetjen e pa rezervë AKP-ja që ta vazhdojë punën e mirë të nisur në këtë drejtim”, tha Veseli në një intervistë në RTK./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img