4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Zgjedhjet në Drenas, do dëshmojnë unitetin dhe fuqinë e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë takuar qytetarë të shumtë në takime të ndara, duke shpalosur para tyre planet për investime në projektet kapitale për komunën e Drenasit.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, theksoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, sado të padëshirueshme, po ndodhin për shkak të dënimeve të padrejta ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, porse sërish do të dëshmohet uniteti dhe fuqia e PDK-së, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Vizionin për një Drenas të zhvilluar ekonomikisht, me infrastrukturë, me perspektivë dhe tërheqës, do të kujdeset kryetari i ardhshëm i saj, Ramiz Lladrovci, ka thënë Veseli, transmeton lajmi.net.
“Ramiz Lladrovci është zgjedhja më e mirë e mundshme, për vizionin tonë për Drenasin me perspektivë, për Drenasin e zhvilluar ekonomikisht, për Drenasin e unitetit të Drenicës dhe PDK-së”, theksoi kryetari Veseli.
Ai ftoi të pranishmit që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë numrin 13, kandidatin Ramiz Lladrovci, si zgjedhja më e mirë e mundshme, për Drenasin, Drenicën dhe më gjerë.
Kurse, kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, theksoi se shumë projekte nga Qeveria dhe nga investitorë të jashtëm do të vijnë në Drenas për shkak të rrethanave të reja që do të krijohen, lehtësirave dhe për shkak të mikpritjes që do ta ofrojë komuna e Drenasit.
“Në pesë vitet e ardhme, Drenasi do të ketë 70 milionë euro për investime kapitale. Me këto investime do ta përfundojmë çështjen e infrastrukturës dhe nevojat tjera të investimeve. Brenda pesë viteve, po ashtu do ta finalizojmë projektin e ngrohjes për Drenasin dhe funksionalizimin e parkut të biznesit që do të ketë 82 hektarë. Me këto synime, kërkojmë rikonfirmimin e besimit, ashtu si çdoherë që ia keni dhënë PDK-së t’ia jepni sërish. Kemi shumë arsye të jemi krenarë me punën tonë dhe synimet tona”, theksoi Lladrovci.
Në të gjitha takimet me qytetarë, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i kanë ftuar qytetarët që më 4 dhjetor të dalin në mënyrë masive në zgjedhje.
dadsdadddrenas-sot-1

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img