5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Vetaksident në Skenderaj, lëndohen dy persona

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në rrugën “Skenderbeu”, në Skenderaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se personat e lënduar nga plagët e marra janë dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë aksident Zahiti ka njoftuar se Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

“Sonte, rreth orës 20:00, në rrugën ” Skënderbeu” në Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona që ndodheshin në veturë kanë  pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë kërkuar  tretman  mjekësor. Policia ka nisur  hetimet  për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Zahiti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img