7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Veteranët e UÇK-së të gatshëm për të luftuar sërish me Serbinë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se veteranët e UÇK-së i kanë pritur me shqetësim provokimet e fundit të Serbisë ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova tanimë i ka institucionet e veta, Presidencën, Kuvendin, Qeverinë, Policinë dhe FSK-në, për t’u mbrojtur si shtet kundër çfarëdo reagimi të Serbisë.

Por, sipas tij, nëse është e nevojshme, veteranët e luftës së UÇK-së janë të gatshëm t’i përgjigjen shtetit të tyre për çfarëdo ndihme.

Gucati në një intervistë për Epokën e Re ka folur edhe për protestën e thirrur nga OVLUÇK në mbështetje të Ramush Haradinajt, e cila do të mbahet këtë të shtunë në Prishtinë.

Ai ka thënë se në këtë protestë do të paraqesin disa kërkesa për Francën dhe institucionet e Kosovës.

Gucati u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës t’i bëjnë trysni Brukselit që Serbia t’i heqë nga Interpoli emrat e ish-ushtarëve të UÇK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img