14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Vetëvendosja fton Prokurorinë të merret me Murat Mehën, dënon sulmin ndaj shtëpisë së tij

Lëvizja “Vetëvendosje” ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të filloj hetimet ndaj Komisionit Shtetërorë për demarkacionin, i cili udhëhiqet nga Murat Meha.
Kjo, sipas partisë së Visar Ymerit, do të kthente besimin e qytetarëve tek institucionet e rendit dhe do të shmangte situata të tilla si kjo e sotit.
Zëdhënësi i LVV-së, Frashër Krasniqi ka thënë për “Indeksonline” se Komisioni për demarkacionin me Malin e Zi ka bërë lëshime të shumta ligjore, politike dhe etike.  Sipas tij, Murat Meha si kryesues dhe anëtarët e tjerë duhet të japin përgjegjësi politike dhe ligjore.
I ftojmë organet e rendit që të bëjnë të gjitha hetimet e duhura, dhe e ftojmë prokurorinë që të fillojnë hetimet ndaj komisionit për lëshimet e bëra gjatë procesit të demarkacionit”, ka thënë ai.
Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur veprim jo të duhur vendosjen e një mjeti shpërthyer në shtëpinë e Mehës.
“Mjeti shpërthyes që u gjet nga Policia e Kosovës është i papranueshëm dhe është metodë e gabueshme për zhvillimin e shtetit dhe institucioneve të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa, LVV-ja u ka bërë edhe njëherë thirrje kundërshtarëve të marrëveshjes me demarkacionin t’i bashkohen atyre në rezistencën e përbashkët qytetare në sheshe.
“Sikundër, vazhdojmë të kërkojmë dorëheqje dhe përgjegjësi politike e ligjore nga Komisioni qeveritar në krye me Murat Mehën, që me punën e tyre po cenojnë territorin e Kosovës”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img