10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Vetëvendosja njëjtë si AAK: Biden nuk vjen për demarkacionin!

Njëjtë si AAK-ja, edhe Lëvizja Vetëvendosje thotë se vizita e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Joe Biden në Kosovë nuk lidhet aspak me çështjen e demarkacionit.
Megjithatë, sipas tyre, Biden mund ta diskutoj këtë temë, pasi edhe është më e rëndishmja në vend.
“Nga çfarë kemi kuptuar ne, arsyeja e vizitës së tij nuk lidhet fare me demarkacionin, por ajo mund të jetë pjesë e diskutimeve meqenëse demarkacioni është tema kryesore në vend”, thuhet në përgjigjjen e LVV-së.
Zëdhënësi i LVV-së, Frashër Krasniqi i kontaktuar nga “Indeksonline”  thotë se e rëndësishme është ruajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se, sipas tij, duhet të jetë ketë orientim afatgjatë.
Ai thotë se LVV-ja e konsideron normale mostakimin e partisë së tyre dhe opozitës me numrin dy të  Amerikës.
“Sipas gjasave, vizita e zv.presidentit Biden do të jetë e shkurtër, dhe është normale që të kufizohet tek përfaqësuesit e institucioneve. Ne mendojmë që ruajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve të mira me shtetet e bashkuara duhet të jetë orientim afatgjatë i shqiptarëve, pavarësisht se kush do të jetë në pushtet këtu, megjithëse kjo e fundit ka mjaft rëndësi mbi përfitimet që mund të kemi nga kjo marrëdhënie”, ka shtuar Krasniqi.
Vlen të theksohet se edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Biden nuk do të flas me liderët shtetëror për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img