6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Vetëvendosje, me protestë gjithëpopullore më 1 shtator?

Kryesia e Kuvendit të Kosovës javë më parë vendosi që seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, të mbahet me 1 shtator.
Kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje vazhdojnë të jenë partitë opozitare – Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. Ndërsa, është Vetëvendosje ajo e cila është duke planifikuar një kundërshtim të madh ndaj ratifikimit eventual të saj.
Burime të Telegrafit brenda VV-së kanë thënë se janë duke planifikuar mbajtjen e një proteste gjithëpopullore me 1 shtator. Të njëjtat burime kanë thënë se ende nuk është konfirmuar saktësisht data e mbajtjes së protestës, porse gjasat janë shumë të mëdha që ajo të mbahet pikërisht në ditën kur edhe do të sillet për votim në Kuvend marrëveshja për kufirin me Malin e Zi.
Vetëvendosje edhe më parë kishte paralajmëruar se rezistenca e tyre do të jetë e pakompromis për të ndalë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje , të cilën ata e konsiderojnë të dëmshme për vendin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img