7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Vetëvendosje po synon të shpallë një Republikë tjetër në Kosovë (VIDEO)

Lëvizja Vetëvendosje është marrë me anëtarësime të reja në Prizren derisa kanë vendosur të mos marrin fare pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas. Kjo Parti ka paralajmëruar shpalljen e një Republike të re në Kosovë. Dardan Molliqaj ka thënë se Republika e re do të ketë në fokus qytetarin.

Sekretari Organizativ i Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar se ma ardhjen në pushtet të partisë së tij do të shpallet një Republikë tjetër në Kosovë. Ka paralajmëruar se Republika e re në fokus do ta ketë qytetarin.
Ky udhëheqës i Vetëvendosjes ka thënë se me ardhjen në pushtet të Vetëvendosjes do të ketë luftë kundër krimit e korrupsionit, zhvillim ekonomik e Republikë që do të merret me jetën e qytetarëve të Kosovës. Sipas tij, udhëheqja aktuale në Kosovë nuk është e gatshme për asnjë projekt serioz që i ndihmon Kosovës.
Për Demarkacionin e Asociacionin, Molliqaj ka thënë se këto projekte kanë vdekur.
Krejt këto deklarata i ka bërë dhënë në Prizren ku janë anëtarësuar disa anëtarë të ri në Partinë e Visar Ymerit.
Zgjedhjet-ne-Drenas by GazetaExpress

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img