7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Vetingu: A do i qëndrojë deri në fund Rama marrëveshjes me amerikanët e gjermanët?

Nga Spartak Ngjela
Po bien kambanat e orëve
nëpër sheshet e qyteteve.
Po bien kambanat e orëve nëpër stacionet e trenave.
Por, ranë më në fund edhe kambanat për shkatërrimin e korrupsionit shqiptar….
Beteja antikorrupsion po fillon në Shqipëri, por mos mendoni se do të jetë e lehtë. Ka shumë vështirësi brenda saj. Dhe ja pyetjet që duhen ngritur:
A do të qëndrojë deri në fund marrëveshjes me amerikanët dhe gjermanët kryeministri aktual shqiptar?
A do të gjenden tamam individët e pakorruptueshëm që do të angazhohen në akuzat antikorrupsion?
A do neutralizohet plotësisht krimi i organizuar i cili, në bashkëpunim me politikën e korruptuar mund të kalojë në akte terrorizmi?
A do ta ketë ndihmën e plotë te CIA-s dhe FBI-së lufta kundër korrupsionit në Shqipëri?
A do t’i marrë masat CIA amerikane kundër reaksionit të mundshëm dhe të dhunshëm që mund të ndërmarrë korrupsioni shqiptar?
A e di politika amerikane që Shqipëria nuk ka një strukturë të fuqishme të shërbimit informativ, dhe ky, në segmente të veçantë, ka qënë dhe është afër korrupsionit politik shqiptar?
Këto janë pyetjet kryesore që duhen ngritur. Po dikush mund të pyesë: po Saliu me taborin e tij, a mund të na çojë në një përplasje të nxehtë kryengritëse? Asgjë. Saliu eshtë jashtë kohës dhe hapësirës shqiptare. Dhe, pastaj, korrupsioni është frikacak, si çdo vjedhës. Është një pamundësi absolute që shqiptarët të ngrihen për të mbrojtur gjënë e vjedhur të Saliut dhe të taborit të tij.
Ranë më në fund kambanat për shkatërrimin e korrupsionit politik shqiptar. Mjerë ata që janë të korruptuar dhe s’kanë veshë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img