13.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Vetura e komunës së Drenasit, zyrtarisht i është dhënë në shfrytëzim Komisionit Komunal Zgjedhor

Komuna e Drenasit sqaron se vetura zyrtare e Komunës së Drenasit, e cila ishte e parkuar para qendrës së votimit në Nekoc të Drenasit, me regjistrimin 01Z-13-03, për të cilën raportuan mjetet e informimit më herët, duke e interpretuar si parregullsi, zyrtarisht i është dhënë në shfrytëzim Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ), me kërkesë të tyre.

“Vetura e tipit Toyota i është dhënë në shfrytëzim KKZ për përdorim gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas.
Bazuar në autorizimin zyrtar, KKZ-ja mund ta përdor këtë veturë deri më 19 dhjetor 2016”, thuhet në njoftim.
 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img