7.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Buy now

spot_img

Viti 2016, më i përgjakshmi në Evropë në 100 vjetët e fundit

Viti 2016 del të jetë viti më i përgjakshëm në Evropë për nga numri i viktimave të sulmeve terroriste në këtë shekull – shumë më keq se më 2015, 2011, 2005 dhe 2004. Megjithatë, numri i viktimave të sulmeve terroriste në shekullin e XXI vështirë se mund të krahasohet me ato të vitit 1972, 1974, 1980 dhe 1988. Në secilin prej këtyre viteve terrorizmi ka marrë mbi 450 viktima, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Francë, Gjermani dhe Spanjë.

Viti 2015, për nga numri i viktimave (148), ishte më i përgjakshmi në Evropën Perëndimore që nga viti 2004, kur nga sulmet terroriste të janë vrarë 196 veta dhe janë plagosur mbi 1900. Numri më i lartë me vdekjeve u regjistrua me rastin e sulmeve terroriste në Madrid, kur treni me udhëtarë shpërtheu duke lënë 191 persona të vrarë, transmeton Telegrafi.
Përveç Madridit më 2004 dhe Parisit vitin e kaluar, në Evropën perëndimore nga viti 1995 e deri sot kanë ndodhur tri sulme të mëdha terroriste: në vitin 2011 në Norvegji, ku Anderes Breivik vrau 77 njerëz; në vitin 2005 në Londër, kur nga sulmi terrorist u vranë 52 persona; dhe sivjet, kur një shofer kamioni në Nice la 83 persona të vrarë.
Midis viteve 1970 dhe 1994, sulmet terroriste në Evropë kanë qenë shumë më të shpeshta: sulmet e IRA-s, ETA-s, Brigadave të Kuqe, “Viteve të plumbit”…
Në 45 vitet e fundit, në Evropën Perëndimore kanë ndodhur më shumë se 16.000 mijë sulme terroriste, pra mesatarisht 350 në vit – thuhet në statistikat e Global Terrorism Database.
Numri më i madh i sulmeve u regjistrua në vitin 1979, kur u kryen 1019 të tilla. Gjatë viteve ‘70, ‘80 dhe ’90 të shekullit të kaluar, çdo javë kanë ndodhur mesatarisht dhjetë sulme terroriste.
Viti e kaluar sigurisht që shënon ngritje në numrin e viktimave të sulmeve terroriste në shekullin XXI. Numri i të vrarëve e të plagosurve është mbi mesataren e 45 viteve të fundit, por ende më i ulët se gjatë viteve 1970 dhe 1980. Viti më vdekjeprurës atëherë ishte 1988, kur terrorizmi në Evropën Perëndimore merr 440 viktima. Numri më i madh i të plagosurve është regjistruar në vitin 2004, në Madrid.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img