14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Vitia e Zejnullahu takojnë Komitetin për Listën Esenciale të barnave, flasin për rëndësinë e përpilimit të listës së re

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, bashkë me ushtruesen e detyrës së drejtorit e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi, kanë takuar anëtarët e Komitetit Kyç dhe Nënkomitetet Teknike për Përpilimin e Listës së Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse, ministri Vitia u shpreh se buxheti për barna dhe material shpenzues është rritur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“ Kemi rritur buxhetin për barna dhe material shpenzues për shëndetësinë parësore, në mbi 21 milionë euro, kurse për shëndetësinë dytësore dhe tretësore, në 36 milionë euro, andaj përpilimi i Listës së re të Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese është me shumë rëndësi”, theksoi ai.

Dr. Pranvera Zejnulllahu- Raçi, theksoi se Lista e re duhet të ketë në fokus lëshimet që i ka pasur Lista Esenciale e vitit 2019, veçanërisht në vendosjen e indikacioneve të sakta, për secilin ilaç.

“Lista Esenciale e Barnave e vitit 2019, ka pasur lëshim të madh sa i përket imunoterapisë, ku asnjë nga to nuk ka qenë me indikacione, që ka shkaktuar vështirësi në planifikime buxhetore për këtë lloj terapie, me ngarkesa eventuale enorme në buxhetin e shtetit”, tha drejtoresha Zejnullahu- Raçi.

Udhëheqësi i Komitetit për Listën Esenciale, Driton Vela dhe anëtarët u përgëzuan për punën e bërë bashkë me grupin e ekspertëve, ku si risi është marrë parasysh edhe aspekti farmako-ekonomik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img