8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Vitia emëron vëllain e shefit të Stafit të Vjosës dhe vëllain e gruas së deputetit të VV-së në një bord

Edhe dy emërime tjera politike raportohet se janë bërë në Ministrinë e Shëndetësisë të udhëhequr nga Arben Vitia.

Ministri Vitia ka emëruar familjarë të së ashtuquajturës “Lista Vjosa” e cila është në bashkëqeverisje joformale me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

Nepotizmi duket se po vazhdon lulëzimin dhe në këtë aspekt Kosova nuk ka ndryshuar përkundër deklarimeve publike nga Kurti se nuk do të punojnë familjarët.

Në Bordin për shkollim specialistik janë punësuar dy vetë së fundi, njëri prej të cilëve është vëllai i shefit të stafit të Vjosa Osmanit, ndërsa një tjetër është vëllai i gruas së deputetit të Vjosës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka emëruar Arsim Kurtin në Bordin për Shkollim Specialistik, i cili është vëllai i gruas se deputetit të ‘Listës Guxo’, Burim Karameta, shkruan Metro.

Po ashtu në këtë Bord, ministri Vitia ka emëruar, Driton Velën, vëllanë e Blerim Velës i cili është edhe Shef i Stafit të kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani.

Driton Vela përveç që është vëllai i Shef i Stafit të kabinetit të presidentes Osmani, Vela në vitin 2019 ishte bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Tash jemi edhe më të fortë e më të përgatitur. Ai është asistent në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe specialist i mjekësisë interne”, shkruante ndër të tjera në postimin e Vetëvendosjes, pas aterimet të Driton Velës në partin e Albin Kurtit.

Në anën tjetër, Pranvera Osmani – Zhushi, është motra e zëvendësministres së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Daulina Osmanit, që është punësuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në Këshillin Mbikëqyrës të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img