6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Vlera e koeficientit të pagës varion mes 96-110 euro, vendimi në duart e Sveçlës

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka bërë publike vlerën e koeficientit të pagës, ndonëse Ligji për Pagat pritet së shpejti të hyjë në fuqi.

Ligji i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar nuk e ka përfshirë vlerën e koeficientit, e cila përcakton një tavan deri ku mund të paguhet një punonjës i shtetit.

Demokracia.com merr vesh që vlera e koeficientit pritet të jetë maksimalisht 110 euro.

Madje, sipas një burimi të Demokracia.com, në diskutime po flitet për vlerë të koeficientit që varion nga 96 deri në 110 euro.

Vendimi mësohet se ka mbetur të caktohet nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Xhelal Sveçla.

Ligji është dekretuar tashmë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Nga Qeveria vazhdimisht është thënë se vlera e koeficientit do të caktohet brenda janarit.

Sipas Ligjit për Buxhetin e vitit 2023, i miratuar po ashtu në dhjetor të vitit të kaluar, buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro.

Aktualisht, paga mesatare bruto në Kosovë është rreth 480 euro në muaj.

Shuma e caktuar do të shumëzohej pastaj me nivelin e koeficientit, që varion nga 2 deri në 18, si dhe do të prodhonte vlerën e pagës.

Punëtorët kosovarë të shqetësuar vazhdojnë te presin për vlerën e pagës së tyre.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img