10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Vlora Çitaku: PDK duhet të rinovohet krahas kërkesave të dekadës së re

Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së është vetëm fillimi i një procesi të thellë të reformave.

Çitaku u shpreh se PDK-ja duhet të rinovohet krahas kërkesave të dekadës së re.

“Sigurisht që ky është vetëm fillimi i një procesi të thellë të reformave, PDK duhet të jetë në gjendje të ofrojë alternativë qytetarëve. Kënaqësia më e madhe ka qenë të jem pjesë e projekteve të mëdha, dhe PDK duhet të rilindet duhet të rinovohet me kërkesat e dekadës së re”, tha ajo për T7.

Ajo mori shembull qëndrimin e PDK-së për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re që për të ky ndryshim tani duhet të rishikohet.

“Nëse para 10 vjetëve kemi mbështetur ndërtimin e termocentralit Kosova e Re sot PDK duhet ta rishikojë atë”, tha Çitaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img