7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Vonesa e ministrave në konferencë /Zëdhënësi i Kurtit merr guximin dhe sulmon mediat: Interesi publik nuk u vendos në rend të parë

Gazetarët e mediave në Kosovë, pas 40 minutave pritje kanë bojkotuar konferencën e ministrave Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci. 

Por zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili prej ardhjes së tij në këtë pozitë tepër rrallë u përgjigjet gazetarëve, i ka dhënë vetes të drejtë që të sulmoi mediat duke thënë se interesi i publikut nuk u vu në vend të parë.

“Shprehim keqardhje për atë që ndodhi sot. Vonesat në fillimin e konferencës për media ishin të arsyeshme meqë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kishte një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar. Mbajtja e konferencës pas mbledhjes së Qeverisë ishte paralajmëruar paraprakisht. Me gjithë konsideratën për punëtorët e medieve që ishin prezent në ndërtesën e Qeverisë, besoj shumë që kjo situatë ka mundur të shmanget. Konferencat për media pas mbledhjes së Qeverisë janë me interes për publikun. Sot nuk pati konferencë për media sepse interesi publik nuk u vendos në rend të parë.”, ka shkruar ai./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img