10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Votuesit e sallës “1 Tetori” në Prishtinë do të votojnë në objektin e Fakultetit të Edukimit

Të gjithë votuesit të cilët e kanë për qendër të votimit sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë do të transferohen për të votuar pak më tutje, në Fakultetin e Edukimit.

Kjo pasi salla “1 Tetori” është duke shërbyer si qendër e vaksinimit dhe imunizimit të popullatës.

Ministria e Shëndetësisë, kohë më parë i kishte kërkuar KQZ-së që votuesit e “1 Tetorit” të transferohen në një lokacion më të afërt dhe kjo është arritur pas pranimit të kërkesës së KQZ-së nga ana e Universitetit të Prishtinës.

Salla “1 Tetori” përveç si qendër e votimit në ditën e zgjedhjeve, ka shërbyer deri më tani edhe si vend për grumbullimin e e materialeve zgjedhore nga komuna e Prishtinës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img