17 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja në Batllavë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi dje në Batllavë të Podujevës.

Sipas raportit 24 orësh thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me armë zjarri kishte privuar nga jeta viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante të policisë ka dalë ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë urgjente dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img