15.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Vrasje në Tepelenë, 36 vjeçari i merr jetën kushëririt

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Dhëmblan, Tepelenë.
Gjergji Hasani ,36 vjeç, banues në Dhemblan, Tepelenë  pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e tij Altin Llani, 37 vjeç, banues në Fier.
Policia sqaron se në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Tepelenë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dhëmblan, Tepelenë ka ndodhur një vrasje.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Shërbimet e Policisë ku kanë kapur dhe  arrestuar  në flagrancë shtetasin Gjergji Hasani ,36 vjeç, banues në Dhemblan, Tepelenë.

36-vjeçari dyshohet se  pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Altin Llani, 37 vjeç, banues në Fier, të cilin e kishte kushëri.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas policisë Hasani kohët e fundit autori ka shfaqur shenja depresioni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img