14.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Vrasje, rrahje, kërcënime – punëtorët e KEDS-it në rrezik për jetën për shkak të shkyçjeve

Më 25 nëntor ishte sulmuar një punëtor i KEDS-it në qytetin e Obiliqit nga disa protestues që po kërkonin sqarim për reduktime të energjisë elektrike.

Punëtori i KEDS-it me inicialet R.G. kishte marr lëndime të lehta nga 10 persona që i ishin duke protestuar para zyrave të kësaj kompanie në Obiliq.
Katër ditë pas këtij rasti është gjetur një punëtor tjetër i KEDS-it i vrarë në fshatin Dumosh të Podujevës.
Shukri Podvorica ishte gjetur mëngjesin e 28 nëntorit i vdekur në rrugën Dumosh-Batllavë, por ende nuk dihen arsyet dhe s’ka të dyshuar për këtë rast.
Lajmi.net ka kërkuar nga Policia e Kosovës sqarime për rastin, por kanë thënë se ende është duke u hetuar.
Në Federatën Sindikale të Pavarur Elektrokosova, konsiderojnë se punëtorët janë të rrezikuar për shkak se detyrohen të shkyçin njerëz nga rrjeti dhe për këtë i nënshtrohen rrezikut dhe janë të pambrojtur.
Hysni Gashi, kryetari i FSPE-së, thotë se me ndalimin që e ka bërë ZRRE-ja për mirëmbajtjen e rrjetit shpresojnë se do t’i nënshtrohen rrezikut më pak.
“Shpresoj se ky lajmi për ndalimin  mirëmbajtjes së rrjetit,  përveç se është i mirë për konsumatorë gjithashtu edhe për punëtor meqenëse ndoshta nuk do të ofendohemi dhe sulmohemi për shkak të reduktimeve”, thotë Gashi për lajmi.net.
Ai ka thënë se sulmet ndodhin pothuajse të gjitha rastet për shkak të reduktimeve.
“Më datën 15.6.2016 për shkak të reduktimeve janë sulmuar në teren pasi kanë qenë duke punuar në trafo punëtorët A.P dhe I.G pasi që konsumatori ishte revoltuar që pse reduktime në këtë kohë kur ka rrym të mjaftueshme. Gjithashtu me datën 25.11.2016 është sulmuar fizikisht koordinatori i operimeve në Obiliq pran zyrave të KEDS-it nga një grup qytetarësh me arsyetimin se po i bën reduktimet”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, kanë kërkuar nga menaxhmenti i KEDS-it njoftim për sa raste janë sulmuar punëtorët, por nuk kanë raport zyrtar.
“Të dyja rastet kanë ndodhur në Obiliq dhe janë proceduar në polici, por kemi pasur raste të tjera për të cilat nuk kemi njoftim zyrtar nga Menaxhmenti edhe pse kemi kërkuar disa herë”, thotë Gashi.
Në Policinë e Kosovës thonë se kanë ndodhur 150 sulme ndaj personave zyrtar nga janari i këtij viti deri në muajin nëntor.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se të gjitha rastet që kanë të bëjnë me sulme ndaj personave zyrtar në kryerjen e detyrës raportohen në një vend.
“Ndërsa të gjitha veprimet policore ndërmerren konform ligjeve të aplikueshme në vend sipas konsultimeve relevante edhe me prokuroritë kompetente, si dhe gjithnjë duke u bazuar në procedura standard të operimit për veprime policore në mënyrë sa më profesionale. Lidhur me rastet e tilla të raportuara mund të ju konfirmojmë se deri në periudhë të vitit, janë raportuar rreth 150 raste “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thotë Hoxha për lajmi.net.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img