7.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiç: Nuk pres që Kurti të formojë Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zbuloi detaje nga takimi që pati në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një intervistë për Radio Televizionin Serb (RTS), Vuçiç u shpreh se nuk pret që Kurti të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kur u pyet se si duket kur ulen së bashku në tavolinë, Vuçiç tha: “Mirë, ata thonë të tyret, ne themi tonat, nuk jemi dakord për asgjë”.

Megjithatë, ai nënvizoi se Serbia “thelbësisht dhe strategjikisht” duhet të marrë një vendim me vetveten.

“Duhet të mendojmë për veten dhe për të ardhmen tonë, kam frikë se pala tjetër nuk është serioze dhe po merren me gjërat e tyre ditore politike, a do të jetë pas një muaji, dy, tre, gjashtë, por një ditë dikush do të duhet të formojë Asociacionin. Kur kjo të ndodhë, atëherë na takon ne të diskutojmë tema jo të lehta dhe të vështira për ne”, theksoi presidenti serb.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img