7.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq e publikon fotografinë para darkës, organizatori i la afër atë dhe Kurtin

Është publikuar një fotografi e Kurtit dhe Vuçiq para darkës joformale në Berlin. Përfaqësuesi i Kosovës dhe Serbisë në fotografi shihen afër njëri-tjetrit.

Në periferi të Berlinit në organizimin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, po mbahet darka jofromale në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe të ngarkuarit të BE’së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Para takimit, Vuçiq ka publikuar një fotografi nga vendi i takimit duke falënderuar Scholzin për pritjen.

Aty shihet Kurti dhe Vuçiq si dhe përfaqësuesi i BE’së Lajçak.

“Faleminderit nikoqireve për organizimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, shkruhet në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, i pari i qeverisë së Kosovës Albin Kurti, para darkës, tha se pret që tha se pret që të kuptohet se marrëveshja më e mirë është ajo e njohjes reciproke në mes të dy vendeve.

“Në takimin që do ta kem tash me presidentin e Serbisë të fasilituar nga Lajçak dhe të organizuar nga kancelari gjerman Schulz, unë pres që nga ky takim të kuptohet edhe më mirë se e vetmja marrëveshje pas një dialogu parimor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ajo e cila është ligjërisht e obligueshme, e bën normalizimin e plotë sepse e ka në qendër njohjen reciproke”, tha Kurti për RTK’në.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img