14.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq ia ndalon Nikoliqit të flasë për luftën e re me Kosovën

Moslejimi i hyrjes së trenit serb në Republikën e Kosovës nxiti reagime të ashpra në Beograd.
 I ashpër dhe luftënxitës ishte presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq i cili pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se është i gatshëm ta dërgojë ushtrinë në Kosovë.

Këto deklarata u pasuan me kundër-reagime të ashpra në Kosovë dhe me gjerë, por ajo që ishte më ndryshe kësaj herë, në Serbi pati shumë kundërshti për një gjë të tillë.

Ishin mediat dhe opinioni i gjerë serb që kundërshtuan “ridërgimin e ushtrisë në Kosovë”, shkruan lajmi.net.

Dhe, duke i parë edhe reagimet ndërkombëtare, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq duket se ka reflektuar.

Ai në ditët e fundit është mundur të jetë me pak radikal sesa Nikoliqit, duke thënë se armët nuk kanë çka kërkojnë më në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Përveç kësaj, Vuçiq duket se e ka treguar fuqinë e tij edhe në raport me Nikoliqin. Mediat serbe raportojnë se Vuçiq dje ia ka ndaluar Nikoliqit që të flas për “luftën e re me Kosovën”.

“Kryeministri ka kërkuar që mos të bëhen komente rreth luftës”, shkruan “Blic”, derisa në titull kryesor ka fjalinë: Vuçiq ia ka ndaluar Nikoliqit të flasë për luftë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img