6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq ja kthen komplimentin Ramës: Rama po kryen punë të mirë, Kurti po gabon me mesazhe shoveniste

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak kohë pasi u lavdërua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama “për zemërgjerësi në lidhje me gjithëpërfshirjen në nismën Mini-Schengen”, e ka kthyer lëvdatën.

Vuçiq, përcjell b92.net, ka thënë se Rama po kryen punë të mirë, kurse kryeministri i KOsovës, Albin Kurti po gabon.

“Mendoj se Rama po kryen punë të mirë për popullin e tij, e ajo që po bën Kurti, që nuk kupton e që mendon se me mesazhe shoviniste mbyll hapësirën, kërcënon e shantazhon… Mendoj se po gabon, por nuk kam asgjë kundër”, tha Vuçiq.

Sot në Shkup u mbajt Forumi Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal në kuadër të nismës së “Mini-Schengenit” dhe liderët e Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut nënshkruan disa marrëveshje e memorandume mirëkuptimi.

Kosova menjëherë reagoi duke thënë se nuk e përkrah një nismë të tillë dhe se ajo është pa vizion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img