8.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq për targat: Tërhiqeni njësinë ROSU, kthejeni gjendjen e para 20 shtatorit dhe tani mund të flasim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua publikut nga Hungaria dhe komentoi ngjarjet e ditëve të mëparshme në lidhjen me tabelat e veturave.

Ai ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të fliste me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në rast se do të largohet njësia ROSU nga Jarinje dhe Bërnjak.

“Ne thamë, nuk ka problem, tërhiqni njësitë ROSU dhe do të flasim. Çfarë veprimesh ndërmori Serbia? A e dërgoi ajo ushtrinë, policinë? Jo. Por nuk ja vlen, kur fillon të gënjesh atëherë është kështu. Këtë herë, Serbia nuk bëri asgjë fare. Një Serbi e fortë vlen për të gjithë. Ata duan që Serbia t’i njohë ata. Unë nuk do të pajtohem me atë që ata duan. E përsëris, kthejeni gjithçka në atë që ishte para 20 shtatorit dhe pastaj mund të flasim. Thirrni NATO-n, telefononi kë të doni, por nuk do të merrni pëlqimin e Serbisë për ta marrë atë”, shtoi presidenti, duke theksuar se interesi i tyre është që Kosova të jetë e pavarur, raporton b92.

“Ata kanë interesin e tyre, dhe kjo është që Kosova të jetë e pavarur dhe ta detyrojë Serbinë të marrë pjesë në atë që nuk është interesi ynë”, përfundoi Vuçiq.

Theksojmë se Kosova ka zbatuar marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011, e cila thotë se nuk do të mund të qarkullojnë vetura me tabela të vjetra pas 15 shtatorit të vitit 2021.

Ndryshe, raportohet se situata është e qetë dhe nën kontrollin në veriun e Kosovës dhe se deri më tani nuk ka ndodh asnjë incident.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img