18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Prishtina në mënyrë histerike po kërkon heqjen e barrikadave

Ndonëse bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës ka hyrë në javën e tretë të tij, presidenti i Serbisë, në një konferencë për media ka deklaruar se Beogradi zyrtar është vazhdimisht në bisedë me bashkësinë ndërkombëtare rreth kësaj çështjeje.

Megjithatë sipas tij bisedimet janë të vështira, dinamike dhe serioze.

“Jemi në bisedime me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar. Ne kemi të përfshirë të gjithë njerëzit tanë, burimet e mundshme dhe po bëjmë çmos për të ruajtur paqen duke arritur një lloj kompromisi”, ka deklaruar Vuçi.

Për Vuçiq, Prishtina zyrtare në mënyrë histerike po kërkon heqjen e barrikadave, duke pretenduar kështu se zyrtarët e Qeverisë së Kosovës me një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare “po kënaqen me dëbimin e serbëve”.

“Serbët nuk kanë shkuar në barrikada sepse u ka shkuar në mendje dhe gjëja më qesharake është kur Sveçla thotë se do të sulmonin integritetin territorial”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img