13.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Vulin: Qeveria e Kosovës të rrëzohet

Aleksandar Vulin, ministri Serb i Punës, beson se qeveria e Kosovës duhet të bjerë dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Këtë ai e ka thënë pasi është pyetur nga gazetarët në lidhje me përçarjet në Listën Serbe dhe shkarkimin e ministrit Ljubomir Mariq nga detyra.

Ai ka thënë për gazetarët se edhe kosovarët edhe serbët duhet të qetësohen, dhe të gjejnë zgjidhje për mosmarrëveshjet që i kanë, raporton Radio KIM, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa sa i përket shkarkimit të Slavko Simiqit nga detyra e Shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, ai ka thënë se të gjithë ata që thyejnë unitetin e popullit serb, duhet të përjashtohen nga partia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img