8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

VV kundër, nuk kalon projektligji për Trustin

Nuk ka kaluar projektligji për tërheqjen e Trustit, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër.

Gjithsej 97 deputetë kanë votuar, prej tyre 42 vota kanë votuar për, ndërsa 55 kundër.

Pas mosvotimit, opozita ka lëshuar sallën.

Me ndryshimet ligjore, propozohej që persontat që kanë kursime deri në 10 mijë euro t’i tërheqin deri në 30 për qind të tyre. Ndërsa ata që kanë 10 deri në 20 mijë kursime, t’I tërheqin 25 për qind të kursimeve, e ata që I kanë mbi 30 mijë euro t’i tërheqin deri në 10 për qind.

Kjo është përpjekja e dytë për tërheqjen e Trustit. Herën e parë e propozoi deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ndërsa kësaj here erdhi në Kuvend pas peticionit të qytetarëve.

Kujtojmë që në vitin 2020 u mundësua, për herë të parë, tërheqja e 10 për qind të Trustit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img