8.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

VV kundër seancës së thirru nga Kadri Veseli

Lëvizja “Vetëvendosje”, e cila ka kohë që po kërkon në forma të ndryshme të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme, nuk po e dëshiron atë të thirrur nga pushteti.
Teute Rrusta, koordinatore e Qendrave të Lëvizjes “Vetëvendosje”, e ka quajtur absurde inicimin e një seance të jashtëzakonshme për rastin “Dehari”.
“Ky pushtet nuk po do ta përfillë as vullnetin e këtyre 23 mijë qytetarëve, duke na folur për inicim të seancës nga vetë pushteti, gjë e cila është absurde, kur po bëhen disa herë që dështon mbajtja e seancës nga pengesat e këtij pushteti.Këtë gjë duhet ta bëjnë qytetarët, ashtu siç tashmë kanë filluar. Qytetarët kanë kërkuar ngritjen e rastit të Astritit në Kuvend. Dhe kjo do të ndodhë”, ka thënë Rrusta për gazetën Zëri”, duke vënë dyshime rreth vdekjes së aktivistit të tyre, Astrit Dehari.
“Ndër qytetarë ka revoltë të madhe për vdekjen e Astritit dhe mënyrën sesi është marrë sistemi i drejtësisë me rastin. Arsyet e vdekjes së tij janë shumë të dyshimta.
Në anën tjetër, administrimi i dëshmive ka bërë që procesi i hetimit të dëmtohet, njjofton Gazeta Zëri.
Zinxhirit të problemeve që e kanë përcjellë procesin tash e sa kohë i është bashkuar edhe koalicioni PDK–LDK”, është shprehur ajo, sipas së cilës kjo Qeveri, në institucionet e së cilës gjejnë vdekjen qytetarët, nuk është e interesuar për drejtësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img