13.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

VV nis procedurat për shkarkimin e kryesuesit në Vushtrri

Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri ka nisur procedurat për shkarkimin e kryesues së Kuvendit Komunal të kësaj komunë.

Sipas njoftimit kjo po bëhet për shkak se nuk është mbrojtur ligjshmëria nga kryesuesja ku para tre muajsh ishte votuar në Kuvend Komunal për asamblist të cilët nuk ishin të pranishëm në seancë.

“Procedura për shkarkim është iniciuar pasi që as pas 3 muajsh nga shkelja e ligjit, Statutit të Komunës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit, duke votuar për persona që nuk ishin prezent në seancë, nën ndikimin e kundërligjshëm të nënkryetarit të Komunës, nuk është ndërmarr as një masë, deklarim apo shkarkim, qoftë nga ana e kryesueses apo kryetarit të komunës”, thuhet në njoftim.

Kjo iniciative për shkarkimin e saj është mbështetur nga 1/3 e asamblistëve.

Kujtojmë se para tre muajve nënkryetari i Vushtrrisë, Shpëtim Zhegrova që vije nga radhët e PDK-së, ka urdhëruar një asamblistë të partisë të votojë në emër të dy asamblistëve të tjerë.

Nënkryetari Zhegrova e kishte detyruar një asamblistë të PDK-së të votojë në emër të atyre që nuk ishin të pranishëm në sallë. Në emër të Arlind Gogollit dhe Lorik Maxhunit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img