14.7 C
Pristina
Saturday, September 18, 2021

Buy now

spot_img
Array

WhatsApp nuk do t’ju tregojë përdoruesve nëse dikush e bën ‘screenshot’ bisedën

Sigurisht keni dëgjuar këto ditë se WhatsApp nga 5 shkurti do t’i njoftojë përdoruesit nëse dikush e bën ‘screenshot’ bisedën.

Por ky është një lajm i rrejshëm. Kjo pasi një kërkim i thjeshtë në Google nuk e konfirmon atë që faqja 8shit pretendon se CEO i WhatsApp e ka thënë.

Kështu që, mos u brengosni pasi që askush nuk njoftohet nëse ia bëni ‘screenshot’ bisedën, transmeton Gazeta Express.

Lajmet e rrejshme nuk janë të pazakonshme. Në nëntorin e vitit të kaluar, përdoruesit e Instagram u brengosën pasi lexuan raporte që thoshin se përdoruesit do të njoftohen nëse dikush i bën screenshot fotot e tyre.

Instagram më pas e pati qartësuar se nuk ka ndonjë të vërtetë në raporte të tilla.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,941FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles