12.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Xhamia e Sokolit, nga “sherri” me pashain deri tek bombardimi serb

Në mëhallën e Sokolëve në qytetin e vjetër të Rahovecit xhamia është objekti i rëndësisë së veçantë. Për më të moçmit specifikisht, që kohën më të madhe të ditës e kalojnë aty.

Ka gati 200 vjet qëkur është ndërtuar dhe për këta dy shekuj ka plot histori. Pashai i Prizrenit ishte hidhëruar fort për një veprim të banorëve që vendosën ta ndërtojnë xhaminë e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.
Tradita i ka përcjellë gjeneratë pas gjenerate këto rrëfime. E të qëndrojë në këmbë nuk e pati fare të lehtë. Në luftën e fundit në Kosovë u bombardua nga ushtria serbe, derisa pas Luftës së Dytë Botërore qe shndërruar në depo misri e gruri, meqë sistemi i kohës nuk e duronte fenë.
Kishte edhe faza të lavdisë. U bë edhe shkollë në kohën kur për shqiptarët në Kosovë u mbyllën institucionet arsimore.
Për vlerat e saj historike, kulturore e arkitektonike, objektin që u ngrit më 1824, shteti e mbron me ligj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img